Libri “Shoqëria” shkon në ribotim

Shku[p, 17 gusht - Tërhiqet nga përdorimi libri “Shoqëria” për klasat e pesta të mësimit nëntëvjeçar. Vendimi erdhi pas takimit të ekipit të recensentëve të rinj me Ministrin e Arsimit, të cilët konstatuan gabimet e mëdha që janë bërë. Libri “Shoqëria” do të botohet sërish ndërsa ekipi recensentëve është duke bërë përzgjedhjen mes dy librave të rinj. Tërheqja e librit dhe botimi i librit të ri Ministrisë së Arsimit do t’i kushtojë rreth 1 milion denarë, kurse përgjegjësinë e plotë për botimin e librit të vjetër, do ta mbajnë recensentët e mëparshëm, deklaroi Todorov, raporton Alsat-m.
“Në përputhje me të gjitha analizat që i bëmë në Ministri dhe në bazë të super recensionit që bëri ekipi profesional, përgjegjësia për këtë libri i takon recensentëve. Kemi 2 libra dhe tani duhet të bëhet zgjedhja më e mirë. Që dje, ekipi profesional filloi të bëjë analizën e dy librave për të parë se cili libër mund të përshtatet më lehtë dhe t’i plotësoj të gjitha kushtet cilësore për të qenë pjesë e procesit mësimor ”, tha Nikolla Todorov, Ministër i Arsimit
Tërheqja e librit, “Shoqëria”, erdhi si rezultat i reagimeve të shumta rreth publikimit të fakteve të pavërteta për kulturën shqiptare, por, edhe atë maqedonase në këtë libër. Në librin shkollor “Shoqëria” për klasën e pestë, Republika e Kosovës tregohej si pjesë e Serbisë kurse pavarësinë e vet, Kosova e fitoi në vitin 2009 si krahinë autonome e Serbisë. Debate të nxehta u nxitën edhe rreth paraqitjes si ambasadorë të kulturës maqedonase, emrat e Toni Mihajllovskit, Ferus Mustafovit, Nora Shaqirit, Igor Xhambazovit, etj.