Libri: Çështje marketingu,i domosdoshëm për verë!
Vera e vërtetë, ajo e temperaturave mbytëse, u bë ditë që ka mbërritur. Njw pjesë mund t’iu ketë dhënë fund pushimeve për të evituar rrëmujën e pashmangshme, që krijohet në muajin gusht, ndërsa të tjerw, janë ende duke planifikuar se në cilin breg të kalojnë një apo dy javë pushimi, në muajin më të nxehtë të vitit. Diell dhe det, këta janë elementët thelbësorw të një periudhe pushimi çlodhës, pa mendime që të trazojnë kokën, në kërkim të alegrisë. Ndërkaq, edhe literatura që merrni me vete synon të jetë e tillë, çlodhëse, pa nevojën e një kohe të gjatë reflektimi mbi faqet e librit. E çfarë ka më mirë se sa një libër i mirë, shoqëruar me një pije joalkoolike, buzë detit?
Sepse kënaqësitë e pasditeve të verës këto janë: të pish një kafe shoqëruar me akullore shije lajthie, të dëgjosh zërin e gjinkallave dhe të lexosh disa faqe libri deri në përgjumje. Mbase edhe të ëndërrosh copëza libri, vende të pa eksploruara, personazhe të shpikur nga fantazia. Gjatë verës kështu lexohen librat, mes gjumit e ëndrrave. Ndërsa mes një faqeje dhe një tjetre ka vend për fantazi të pafundme.
Që i mëshojmë në këtë kohë verës, nuk do të thotë që gjatë stinëve të tjerave të tallemi, vetëm se tani, ka më tepër kohë të lirë për të lexuar. Ja disa këshilla për një lexim të shëndetshëm:
- Shkoni në librari këmbëzbathur ose duke ngarë biçikletën dhe blini (të paktën) një libër për të lexuar nën çadër ose në freskinë e malit.
- Mos qëndroni shumë gjatë nën çadër ose në parqe të gjelbëruar ama sigurohuni të mbaroni librin.
- Bëni sport ndërsa çlodhjen lërjani kohës së leximit.