E Shtunë, 31 Tetor 2026

Preferencat e grave



Ato gjithnjë synojnë tituj të lehtë, histori dashurish apo histori të femrave në karrierë që kanë gjithnjë fund të lumtur. Sidomos tani, në stinën e verës, askush nuk do të impenjohet aq shumë sa të lexoj në libër historik. Ose vijnë me një titull në kokë, të cilin e kanë parë të buçasë në kronikat televizive apo në faqet e gazetave, ose zgjedhin aty për aty, sa për ditët e plazhit. Femrat që blejnë libra janë më të shumta në numër krahasuar me meshkujt. Sipas Arallambit, edhe për shkak të aktiviteteve të tjera të kufizuara. Gjithsesi, ai vetë, nëse ia kërkojnë, nuk përton t’iu tregoj subjektin e të gjithë librave që gjenden në stendën tij. Zgjedhja u takon atyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›