Manjola Nallbani & Megi Me prindërit kudo
U deshën disa telefonata me Kristina Jorgaqin në mënyrë që të gjendej këndi i duhur, i parrahur nga era e detit, që të realizohej komunikimi. Kristina kishte pak ditë që kishte zbuluar një plazh të ri, pranë Kavajës, Plazhin e Gjeneralit. Duke pasur një ide rreth moshës së të birit, menjwherw krijuam bindjen se kishte pak mundësi që edhe ai të ishte pranë prindërve, kur moshatarët e tij janë në zbulim të gjireve e DJ-eve, bregut të jugut. E në fakt nuk kaloi shumë, kur Kristina e pohoi vetë këtë, madje situata ishte pak më ‘keq’ se ç’e menduam. Marini, që prej moshës 14-vjeçare nuk i kishte kaluar më asnjëherë pushimet me prindërit. Të qenit me studime jashtë Shqipërisë, i ka dhënë atij pavarësi të plotë. Vetëm se e ëma, ka nevojë që, të paktën për një ditë, të qëndrojw me të birin, të flas me të. “Nuk pretendoj të shkojmë me pushime, qoftë edhe në shtëpi, po të rrimë një ditë bashkë”. Marini këto ditë gushti, që duket sikur nuk mund të kalohen asgjëkund tjetër përveç se në det, po i kalon me shoqërinë në Himarë. Ndërsa e ëma, vazhdon të shpresojw gjithnjë, që një ditë, do ta kalojw të gjithën me Marinin.