E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri i Tony Blairit dominon sot shtypin britanik

Londër, 1 shtator - Fragmente nga libri i Tony Blairit me titull "Një udhëtim" ndodhen në faqet e para të shumicës së gazetave britanike, shumë prej të cilave i kushtojnë këtij libri edhe faqe të tjera të brendshme, raporton BBC.
E përditshmja Daily Telegraph ka një foto të Tony Blairit të kohës kur ai ishte kryeministër me pasardhësin e tij, Gordon Brown , të dyte duke shikur në drejtime të kundërta.

Ajo mban titullin, "Gordon Brown u përpoq të më bënte shantazhi - thotë Blair".

E njejta e përditshme thotë se në libër Tony Blair fajëson pasardhësin e tij për humbjen e zgjedhjeve të kaluara.

Ai gjithashtu thotë se princesha Diana ka qenë manipuluese ndërsa Mbretersha Elisabeta e Dytë - thote Daily Telegraph.

Një e përditshme tjetër Guardian mbi një portret të madh të Tony Blairit ka titullin : "E dija se kryeministri Brown do të jetë fatkeqësi për partinë tonë.

Guardian citon zoti Blair përmes librit të tij të ketë thënë se Gordon Brown kishte një inteligjencë analitike absolute por një inteligjencë emocionale zero.

Sa i përket gjasave të rikthimit në pushtet të partisë së tij laburiste zoti Blair thotë se nëse ata fokusohen në kritika ndaj qeverisë rreth shkurtimeve ata nuk do t'i fitojnë zgjedhjet e ardhshme.

E përditshmja Times sjell këtë titull "Blair: pse humbën laburistet?".

Gazeta sjell fragmente të ndryshme nga libri lidhur me çështje nga ato ekonomike apo të luftërave në Irak dhe Afganistan e deri tek disa më personale.

Tony Blair thotë për vehten se zemra e tij gjithmonë ka rrahur progresivisht ndërsa nga ana tjetër shpirti i tij gjithmonë ka qenë dhe do të jetë shpirt kundërshtimi.

Sa i përket krizës ekonomike zoti Blair në librin e tij thotë se roli i qeverisë është që ta stabilizojë atë dhe pastaj shpejt të largohet në një mënyrë sa më të arsyeshme që është e mundur sipas kritereve ekonomike.

E përditshmja Independent sjell titullin në faqe të parë "Fundi i Udhëtimit" që është një lojë me titullin e librit të tij.

Zoti Blair për ministrin e tij të financave dhe më vone pasardhësin e tij Gordon Brown thotë se në disa momente ka qenë çmendurisht i vështirë por se gjithashtu ka qenë i fuqishëm, i aftë dhe briliant dhe se ai e kishte respektuar atë për këto cilësi.

Sa i përket rolit të tij në luftërat në Irak dhe Afganistan Blair thotë se ushtarët kanë vdekur dhe se ai që ka marrë vendimin për këto luftëra ende është gjallë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›