E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë/KMLDNJ: Të zhdukurit, jo hetime selektive

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, me seli në Prishtinë, i bën thirrje autoriteteve përkatëse të bëjnë gërmime në të gjitha rajonet ku dyshohet për ekzistencën e varrezave masive.

KMDLNJ kërkon të vazhdojnë gërmimet e lrajoneve në Rashkë, Medvegjë, Zhilivodë, dhe kudo që dyshohet se ka varreza masive. Ky këshill kundërshton kërkimet vetëm për të zhdukurit që u përkasin etnive të tyre.

"Familjarët e të zhdukurve, pavarësisht përkatësisë etnike të tyre, kanë të drejtë dhe duhet të informohen për fatin e anëtarëve të familjeve të tyre që konsiderohen si të zhdukur", thekson KMDLNJ.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kërkon përgjegjësi penale për ata që kanë urdhëruar, ekzekutuar apo fshehur faktet për personat që pastaj janë gjetur në listën e të zhdukurve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›