E Diel, 1 Nëntor 2026

Medvedev: Kompjuteri më i rëndësishëm se tanku

Medvedev uroi fillimin e vitit të ri shkollor nga kufiri me Kazakistanin. Duke iu drejtuar nxënësve që do ulen në bankat e shkollës së re të Orenburg-ut Medvedev deklaroi “ ju jeni nxënësit e parë që do mësoni në këtë shkollë. Ky është një nder i madh sepse këtu gjithçka është bërë më fjalën e fundit të teknologjisë. Kjo duhet të jetë epoka e re e arsimit. Ne po mundohemi dhe po harxhojmë shumë për modernizimin e sistemit arsimor”.

Pasi vizitoi klasat e shkollës së re, Medvedev bisedoi me nxënësit që do të bëhen ushtarë në të ardhmen, ku u tërhoqi vëmendjen se “një person që nuk di të përdorë kompjuterin nuk mund të bëhet një oficer normal dhe nuk mund ta mbrojë mirë atdheun e tij. Kompjuteri është më i rëndësishëm sesa armë të tilla si automatiku dhe tanku”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›