Libri i ish-agjentit: Fidel Kastro e dinte se Kenedi do të vritej
Fidel Kastro e dinte se presidenti Xhon F. Kenedi do të vritej, sipas rrëfimeve në një libër të jashtëzakonshëm për vrasjen e vitit 1963, që do të publikohet së shpejti nga një ish-agjent i CIA-s. Zërat mbi përfshirjen e diktatorit kilian në vrasjen e rivalit të fuqishëm amerikan kanë qarkulluar për shumë dekada, që kur simpatizanti komunist, Li Harvej Osvald, qëlloi presidentin amerikan gjatë udhëtimit të tij në Dallas, në nëntor të atij viti. Autori Brajan Lejtëll, i cili ka studiuar çështjen kubane si analist i CIA-s në vitet 60 dhe më pas u bë shef i agjencisë për Amerikën Latine, tha se ai është i sigurt se Kastro të paktën ka pasur dijeni se sulmi do të ndodhte. Mëngjesin e 22 nëntorit 1963, dita kur Kenedi u vra, Kastro kishte urdhëruar një ish-oficer të Inteligjencës në Havana që të përqendrohej në detaje, sado të vogla të ishin, nga Teksasi. Katër orë më vonë, agjenti ishte kthyer me informacionin se Kenedi ishte vrarë.