E Diel, 1 Nëntor 2026

Robert Bejls: Nga biznesmen investimesh, në ushtar vrasës

Ushtari që vrau 16 civilë afganë gjatë misionit të tij në Afganistan, ka qenë një tregtar aksionesh gjatë sulmeve të 11 shtatorit, kur ai hoqi dorë nga bursat dhe u regjistrua në ushtri. Robert Bejls u fut në ushtri dy muaj pas 11 shtatorit 2001. Ai kishte themeluar një kompani investimesh, Spartina Investments Inc. në Doral, Florida, me vëllain e tij, Mark Bejls. Kapiteni Kris Aleksander, i cili ka punuar në ushtri tre vjet me Bejls, e ka përshkruar atë si ushtar shembullor që ka shpëtuar jetët e të tjerëve. Bejls ka shërbyer si snajper në ushtri. Zyrtarë të ushtrisë thanë se ata kishin pirë atë natë në bazën e tyre dhe Bejls ishte larguar. Besohet se pas kësaj ai ka kryer vrasjen e viktimave, nëntë prej të cilëve ishin fëmijë. Pas 11 vitesh  shërbimi në Irak dhe Afganistan dhe dhjetëra dekoratave, Bejls kishte probleme financiare dhe familjare. Baza e mbrojtjes së tij do të jetë stresi post traumatik i shkaktuar nga lufta.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›