Ndotja akustike, ambjentalistët: Rrezik për dëgjimin
Trafiku në Tiranë përveç se është një stres për ata që drejtojnë automjetet është një bombardim i vazhdueshëm i sistemit të dëgjimit të kryeqytetaseve.
Numri madh i mjeteve që qarkullojne në rrugët e Tiranës e kthen atë në një nga qytetet më të ndotura akustike. Sipas ambjentalistit Lavdosh Ferruni nëse vazhdojmë me këto ritme rrezikojmë të shkojmë në patologji.
Sipas Ferrunit nëse duam të arrijmë standartet evropiane duhet patjetër të merren masa deri në gjoba dhe penalizime pasi është shumë vonë për të pritur edukim të vetë qytetarëve.