E Diel, 1 Nëntor 2026

Lezhë, braktisin bujqësinë për të nxjerrë gurë

Braktisja e bujqësisë nuk është më diçka e re në rrethin e Lezhës, pasi çmimet e larta të karburanteve dhe frika e përmbytjeve nuk japin më garanci për sigurimin e të ardhurave. Kjo situatë ka bërë që banorët e fshatit Shkëmbi i Kuq në komunën Balldre të Lezhës të hedhë sytë drejt malit, ku nxjerrja e gurëve shihet si mjet për të mbajtur familjet.

Guroret në këtë zonë janë burimi i vetëm i të ardhurave të këtyre familjeve, të cilat ndonëse me vështërsitë e mëdha dhe pengesat e hasura vazhdojnë me ritualin e tyre të përditshëm. Vetë banorët shprehen se nxjerrja e gurëve është mundësia e tyre e vetme për sigurimin e jetesës, pasi sipas tyre bujqësia nuk të jep as shpenzimet që kryhen në të.
 

Shitja e gurëve është një mënyrë për ti mbijetuar problemeve të mëdha që kanë këta banorë, ndërsa historia e tyre vazhdon me të njëjtën frazë që prej 15 vitesh.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›