E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libri për çiftin mbretëror

Përveçse do të jetë një nga martesat më të mëdha të shekullit të 21, një libër biografik i ofrohet publikut lidhur më marrëdhënien e çiftit mbretëror të Princ Ëilliam të Anglisë dhe të fejuarës së tij Kate Middelton.
 

Kristofer Andersen, është autori i librit biografik "William dhe Kate, nje histori dashurie mbretërore", i cili zbulon detaje intime të çiftit, gjatë jetës së tyre 10 vjeçare së bashku. Andersen thotë se, ata janë një dyshe perfekte dhe libri përfshin ditët e para të lidhjes së tyre, ndarjen në vitin 2007, dhe më pas mënyrën se si Middelton arriti të fitonte zemrën e princit.
"Mendoj se ajo cka është e bukur, është se miqtë i përshkruajnë ata të dy me të njëjtat fjalë. Janë të këndshëm, të ndjeshëm, dëgjues shumë të mirë, vitalë, dhe kanë një sens të madh humori" ka deklaruar shkrimtari. Kjo ndodh sipas tij sepse ata jane rritur si të gjithë fëmijët e tjerë në botë. "Në rastin e e Princit, nëna e tij Diana i ka mësuar atij se jeta e William është si e gjithë të tjerëve" ka pohuar Anderesen.
 

Ai ka thënë se Kate, para shumë vitesh si cdo vajzë e moshës së saj mbante në dhomë, një foto të princ William, dhe kjo do të thoshte se Middelton kishte preferuar princin edhe më parë se ta njihte.
Në librin autobiografik, Anderesen, zbulon edhe mundësinë e dorëheqjes së mbretëresh Elizabetë, në 90 vjetorin e saj, për ti lënë rradhën princit.
Kjo dasme besohet se do të ketë rreth 2,5 miliardë dëshmitarë, që do të ndjekin në television ceremoninë e princit Ëilliam me Kate Middelton, në datë 25 prill të 2011.
Martesa e pricesh Dianës dhe Princit Carls, u ndoq nga rreth 750 milionë persona në të gjithë botën, në 29 korrik të vitit 1981.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›