Itali, abuzonte me mbesat, arrestohet gjyshi 70-vjeçar

Një 70 vjeçar nga provinca e Avelinos në Itali, është arrestuar nga policia me akuzën se ka abuzuar seksualisht për vite me radhë me mbesat e tij që tashmë janë 11 dhe 16 vjeç.
Hetimet kanë nisur menjëherë pasi e ëma e vajzave kane shprehur shqetësimin. Sipas saj, vajzat prej kohësh, veçanërisht kur ishin më të vogla, shprehnin një gjendje të vazhdueshme ankthi.