E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bayerni i asiston Gomezit

Mesfushori i Bayern Munichut, Arjen Robben ka theksuar se skuadra bavarez do të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për t’i ndihmuar sulmuesit Mario Gomez të fitojë çmimin e golashënuesit më të mirë në Bundesligë.

“Të gjithë ne në ekip duam që Mario të përfundojë si golashënuesi më i mirë në Bundesligë dhe jemi në dispozicion për t’i ndihmuar. Ai e meriton dhe është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne”, deklaroi Robben për uebfaqen zyrtare të Bayernit.

Gomez udhëheq në renditje me 22 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›