"Liburna" nis eksplorimin nënujor të Vlorës
Një ekspeditë e përbashkët shqiptaro-italiane ka nisur të eksplorojë zonën nënujore të gjirit detar të Vlorës, duke u përqendruar përgjatë bregdetit të gadishullit të Karaburunit.
Drejtori i parqeve arkeologjike Amantia-Orikum, Gëzim Llojdia, tha se "ekspedita është pjesë e projektit kombëtar ‘Liburna‘, ose arkeologjia nënujore shqiptare që ka nisur të zbatohet në bregdetin jugor të Shqipërisë, e përfshirë në marrëveshjet e bashkëpunimit mes qeverive të Shqipërisë dhe Italisë për periudhën 2007-2011". "Projekti ka si objektiv studimin e bregdetit shqiptar dhe ndërtimin e hartës arkeologjike të tij", sqaron Llojdia. Sipas tij, në kuadrin e këtij projekti, para pak javësh në zonën nënujore të Porto Palermos, u zbuluan objekte qeramike që i përkisnin shekullit IV dhe u realizua zonifikimi i plotë i kësaj pjese të bregdetit. Një nga fazat më interesante të projektit është eksplorimi i Gjirit të Vlorës, ku përfshihet edhe zona nënujore e Triportit, ku vitin e kaluar u nxorën nga thellësia e detit rreth 200 objekte, të cilat u inventarizuan në Muzeun Historik Arkeologjik të qytetit. Kjo zonë, ku gjenden rrënojat e një qyteti antik, që u zbulua në vitin 1904 nga arkeologu Karl Paçi dhe që ka ngjallur diskutime për formën e çuditshme të një muri të zgjatur drejt detit, është ende e paeksploruar. Ndërkohë, gadishulli i Karaburunit, më i madhi i bregdetit shqiptar, me gjatësi 16 km dhe gjerësi maksimale 4,5 km, mbetet objektivi kryesor i ekspeditës. Zona perëndimore e këtij gadishulli është e pasur me gjire e plazhe të vogla e të izoluara, me ujëra të thella e të pastra. Ekspedita do të fokusohet kryesisht në zonën nënujore të gjirit, ku fshihet një pjesë e historisë së lashtë. Ekspedita e përbashkët shqiptaro-italiane, e dyta e këtij lloji brenda dy vjetësh, drejtohet nga Adrian Anastasi, drejtor i arkeologjisë nënujore në Durrës dhe profesor Xhulian Volpe, rektor i Universitetit të Foxhias (Itali).
Në përfundim të saj do të zhvillohet ceremonia e dorëzimit të objekteve të zbuluara në zonën nënujore, të cilat do të depozitohen pranë Muzeut Historik të Vlorës.