Licenca e dyte 3G. Gara nis me 12.5 milione euro

Qeveria ka vendosur të zgjerojë rrjetin dhe shërbimin 3G për telefoninë e lëvizshme. Ministri Genc Pollo ka autorizuar gjatë ditës së sotme Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare që të nisë procedurat për dhënien e licencës për këtë shërbim.
Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit në autorizimin e tij bën me dije se çmimi fillestar i garës për licencën e ardhshme 3G do të jetë 12.5 milionë euro.
Kriteret për të garuar do të jenë të njejta me ato të kërkuara gjatë garës për licencën e parë që u zhvillua vitin e shkuar. Ende nuk ka detaje se kur AKEP do të hapë garën, por pritet që brenda pak ditësh të publikohen kushtet për kompanitë që do të shfaqin interes.
Në tregun shqiptar operojnë katër kompani që ofrojnë shërbime në telefoninë e lëvizshme. Prej tyre, vetëm një ofron shërbimin 3G, e drejtë kjo e fituar dhjetorin e vitit 2010 kundrejt pagesës prej 31.4 milionë euro.
Florian Papadhimitri