E Diel, 1 Nëntor 2026

U shpetojne gjobave amnistohen mbi 162 mije qytetare

Mbi 160 mijë qytetarë dhe subjekte të ndryshme mund të përfitojnë nga amnistia, duke mos paguar lkështu detyrimet që knë për automjetet e tyre. Për Albanian Screen, Drejtori i Përgjithshëm i Transportit Rrugor thotë se brenda pak ditësh do të nisë procedura e thjeshtë e faljes së borxheve, ku shumë prej tyre janë të akumuluar prej vitesh.

“Mjafton që qytetari, poseduesi i mjetit të paraqitet në sportelet tona, të paguajë detyrimet për 2011-ën dhe i janë falur në mënyrë automatike, si dhe do fshihen nga regjistrat tanë kontabël si debitorë. Procedura e çrregjistrimit të mjetit nuk është kryer konform ligjit. Çfarë është kjo procedurë? Kryhet vetëm me 600 lekë. Është taksa ligjore që duhet paguar për çrregjistrim. Duhet të kesh me vete dokumentat e pronësisë pra, çertifikatën e pronësisë, targat, dokument identifikimi dhe leje qarkullimi”-thotë Arben Pinari, Drejtor i Përgjithshëm i DPRRTRSH-së.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të vitit 2010 detyrimet për taksën e regjistrimit dhe atë të qarkullimit ishin disa miliard lekë.

“Ne kemi në regjistrin pasiv të mjeteve rrethj 160 mijë mjete apo 40 % të totalit në mbarë vendin, që nuk paguajnë taksat vjetore. Vetëm për 2010-ën, efekti fiskal për taksën e regjistrimit është 486 milionë lekë, ndërsa për atë të qarkullimit është 2.7 miliardë lekë, që përfitojnë qyterarët shqiptarë nga falja”-thekson ai.

Amnistia që me afat ligjor deri në fund të këtij viti ka dhe përbërës të tjerë në lidhje me automjetet. Kështu, zhdoganimi i tyre mund të kryhet duke paguar vetëm 50 për qind të principalit. Qeveria vendosi të falë detyrimet dhe interesat e kamatë vonesave në zhdoganimet për automjetetd që kanë hyrë në Shqipëri deri në 31 dhjetor të 2010-ës.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›