Moody`s paralajmëron Britaninë e Madhe

Agjencia e vlerësimit të kreditit (Moody`s) shkruan në një raport se pavarësisht se niveli 3A i bonove britanike është i qëndrueshëm, ky nivel mund të vihet në pikëpyetje për shkak të dobësisë së rritjes së aktivitetit të ekonomisë dhe një dështimi të mundshëm të qeverisë në aplikimin e planeve fiskale.
Në Britani qeveria ka miratuar një plan të shtrëngimit të ekonomisë me shkurtime 25 për qind në shpenzimet e të gjitha departamenteve qeveritare. Synimi i qeverisë është eliminimi total i deficitit buxhetor në vitin tjetër nga 10 për qind sa është aktualisht.
Por një pjesë e mirë e analistëve mendojnë se dobësia në ritmin e aktivitetit të ekonomisë mund të bëjë të parealizueshme një pjesë të mirë të këtyre planeve qeveritare. Zyrtarisht zëdhënësi i agjencisë së vlerësimit të kreditit tha për Reuters se niveli 3A i bonove britanike është si qëndrueshëm.