Permbarimi privat asnje rivalitet nga shteti

Vështirësitë financiare kanë krijuar probleme për shumë kredimarrës dhe banka, por duket se kanë hapur mundësi të reja pune për përmbaruesit privatë. Shumë banka po i drejtohen një mundësie tjetër që ofron tregu, duke ju larguar Zyrës së Përmbarimit, që është institucion shtetëror.
Në moment që bankat nxjerrin urdhërat e ekzekutimit, në përzgjedhjen e tyre, ato kanë zgjedhur t’i drejtohen përmbarimit privat sepse është shërbim që ofron shpejtësi, siguri dhe garanci. Në mbarë vendin ka 50 përmbarues. Si rezultat i presionit të ushtruar nga përmbaruesi gjyqësor privat, shumë debitorë kanë shlyer detyrimet e tyre në bankë ose kanë paguar një pjesë të kësteve”-thotë Petrit Qarri, kryetari i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve.
Për Albanian Screen, kreu i Dhomës thotë se ka shtim të dukshëm të rasteve, por sistemi gjyqësor krijon pengesa në shumë raste.
“Një proces normal, sikur të gjitha gjërat të ecin normalisht nuk kalon më shumë se dy muaj, deri në shitjen përfundimtare të ankandit të dytë. Ka raste, në të cilat gjykata në mënyrë jo të qartë ndërhyn në pezullimin e ekzekutimit të vendimeve duke na vështirësuar punën. Kjo vihet më shumë re tek kreditë e mëdha”-thekson ai.
Muaji prill ka njohur dhe nivelin më të lartë të kredive të këqija. 15.2 për qind është shifra e raportuar nga Shoqata Shqiptare e Bankave.
Florian Papadhimitri