Avni Kastrati, kryetar i PDK-së në Mitrovicë me aklamacion

Avni Kastrati, kryetar aktual i Komunës së Mitrovicës është zgjedhuar edhe kryetar i degës së PDK-së në Mitrovicë.
Zgjedhja e Kastratit është bërë me aklamacion duke mos pasur asnjë kundër kandidat edhe pse gjatë procesit zgjedhorë të PDK-së në Mitrovicë janë përfolur edhe dy kandidatura të tjetra.
Me fillimin e punimeve të kuvendit të IV zgjedhor të PDK-së në Mitrovicë, ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka propozuar Avni Kastratin për kryetar të degës, transmeton koha.
“Kastrati është kryetari më i mirë i PDK-së ku qeverisë kjo parti dhe për këtë është mirë që ju delegatë të nderuar ta votoni edhe për kryetar të partisë”, ka arsyetuar Rexhepi.
Ende në kuvend nuk ishte paraqitur as raporti i punës para delegatëve të PDK-së, kryesuesi i Kuvendit e ka qitur në votim kandidaturën e Kastratit dhe me aklamacion është aprovuar.
Punimet e kuvendit i kanë përshëndetur edhe z/kryeministri Hajredin Kuçi, Kadri Veseli etj./Indeksonline/