E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët botërorë: Terrorizmi bërthamor kërcënim i madh

Presidenti i Koresë së Jugut, Lee Myung-bak, tha se terrorizmi bërthamor mbetej një kërcënim i madh, teksa presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, tha se veprimi është çelësi për zgjidhjen e këtij problemi.

Presidenti kinez, Hu Xhintao, i kërkoi grupit që të punojë së bashku mbi këtë kërcënim.

Takimi është dominuar nga bisedimet lidhur me planin e Koresë së Veriut për të lëshuar një raketë muajin e ardhshëm.

Koreja e Veriut thotë se raketa me rreze të gjatë veprimi do të transportojë një satelit për në hapësirë. SHBA-të dhe shtetet e tjera thonë se çdo lëshim i mundshëm i një rakete të tillë do të shkelte rezolutat e OKB-së dhe do të cilësohej testim.

Pikë kyçe e diskutimeve në këtë samit ka qenë edhe çështja e programit bërthamor të Iranit. Obama u zotua se do të takonte liderët e Rusisë dhe Kinës për të punuar në përgatitjen e një resolute të re.

Në këtë samit, liderët botërorë diskutuan masat për luftimin e terrorizmit bërthamor, përfshirë mbrojtjen e materialeve dhe impianteve nukleare sikundër edhe parandalimin e trafikimit të materialeve bërthamore.

/Start/F. P/

                                                                                             2012-03-27 09:42
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›