E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama harron se po regjistrohet, ja çfarë i thotë Medvedevit

Ajo që të tërheq vëmendjen dhe që po qarkullon në të gjitha mediet botërore është fakti se Obama harroi se mikrofonat janë të ndezur dhe i tha Medvedevit disa fjalë që me siguri nuk do ia thoshte sikur ta dinte.

“Këto janë zgjedhjet e mia të fundit. Pas zgjedhjes kam më shumë fleksibilitet”, i tha Obama Medvedevit. Presidenti amerikan siguroi homologun rus në ikje se ai do të ketë më shumë flëksibilitet për sa i përket çështjes së sistemeve të mbrojtjes raketore pas zgjedhjeve presidenciale.

Në të kaluarën Rusia ka kundërshtuar ashpër fortifikimin e Evropës me sisteme anti-raketë amerikane. Rusia druhet se SHBA-të mund t’i përdorin këto sisteme kundër Rusisë, porse Uashingtoni ngul këmbë se ka qëllim të mbrohet nga vende si Irani.

“Kuptoj. Do ia bëj me dije këtë edhe Vladimirit”, dëgjohet t’i ketë thënë Obamës Presidenti rus, Medvedev, i cili së shpejti do të zëvendësohet nga Vladimir Putin.

Publikimi i kësaj bisede e kapi në befasi Shtëpinë e Bardhë, teksa më pas ajo doli me një komunikatë për shtyp.

“Mendoj se sikundër e dëgjuat edhe nga fjalët e tyre, toni ishte tepër pozitiv”, tha Këshilltari i Sigurinë Kombëtare për Komunikime Strategjike, Ben Rhodes.

“Për sa kohë 2012 është një vit zgjedhjesh në të dy vendet, në Rusi lidershipi është në tranzicion teksa në SHBA pritet të mbahen zgjedhjet, është qartësisht një vit në të cilin nuk do të arrijmë përparime në këtë çështje”, tha Rhodes.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-27 15:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›