E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria siriane pranon planin e paqes së Ananit

Anan tha se e konsideronte këtë si “një hap të parë tepër të rëndësishëm që do të sillte fundin e dhunës dhe gjakderdhjes”, porse implementimi i tij ishte me rëndësi jetike.

Plani bën thirrje për dhënien fund luftimeve sipas një armëpushimi të monitoruar nga OKB-ja.

Opozita siriane ka qortuar iniciativën e Ananin, duke thënë se kjo do i lejonte Asadit të vazhdonte me represionin.
Qeveria është kritikuar se nuk ka mbajtur premtimet e mëparshme për reforma.

Anan i ka shkruar qeverisë siriane një letër ku i kërkon të përmbushë menjëherë angazhimet e saj.

Zëdhënësi i tij tha se kishte shpresa për krijimin e një ambienti të përshtatshëm për një dialog politik që të përmbushë aspiratat e popullit sirian./Start/F. P/

                                                                                             2012-03-27 14:09
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›