Liderët botërorë kërkojnë implementim të plotë të paqes në Siri

Liderët botërorë kanë kërkuar nga Siria që të implementoj planin e paqes të ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara, ndërsa armëpushimi ka filluar të mbahet.
Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe ai francez, Nikolas Sarkozi, ranë dakort që Siria duhet ta implementoj në tërësi planin e paqes prej gjashtë pikash të të dërguarit ndërkombëtar Kofi Anan.
Gjatë bisedës telefonike presidentët Obama dhe Sakrozi, gjithashtu, kërkuan intensifikimin e përpjekjeve për të ndalur “goditjen brutale” në Siri.
Në këtë kuadër, në përpjekje duhet të përfshihet edhe Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
Nga ana tjetër, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se armëpushimi është vetëm hapi i parë, duke thënë se regjimi i presidentit Bashar al-Asad, duhet ta pranoj tranzicionin politik.