E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, gjenden 5 persona të vrarë

Pesë persona të vrarë janë gjetur mbrëmjen e djeshme në afërsi të liqenit të Hekuranës, vetëm pak kilometra nga Shkupi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat maqedonase të cilat theksojnë se trupat e pajetë janë gjetur në afërsi të dy automjeteve.

Sipas tyre, viktimat janë të moshës rreth 20 vjeç. Ata të gjithë ishin peshkatarë dhe shpeshherë qëndronin për peshkim në këtë zonë. Njëri prej tyre është nga fshati Creshevë, ndërsa të tjerët siç thuhet nga lagjet Butel dhe Radishan.

Ata rreth orës 18.30 ishin nisur për peshkim pranë liqenit të Smilkovës. Banorët mbrëmë kanë qenë të revoltuar, pasi që sipas tyre, nuk po ndjehen të sigurtë.

Banorët e Creshevës kanë theksuar  mes të vrarëve është edhe Borçe Qato, një peshkatar i rregullt në këtë liqen, për të cilin thuhet se ka qenë familjar dhe person i qetë. Ata kishin njohur makinën e tij të parkuar në afërsi të liqenit. Banorët e zonës kanë theksuar se në këtë territor shpeshherë janë dëgjuar të shtëna armësh.  Ndërkohë policia ka gjetur në vendin e ngjarjes gëzhojat e plumbave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›