Kuçi rithekson: Nuk përjashtohet aksioni në veri

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi ka ritheksuar se nuk përjashtohet një aksion i mundshëm në veri të ngjashëm më atë të 25 korrikut të vitit të kaluar. Sipas tij deklarata e tij e mëparshme ka qenë e bazuar në kuadër të procesit për vendosjen e rendit dhe ligjit në atë hapësirë.
“Deklarimi im për një aksion në veri ka qenë në aspektin e procesit dhe që nuk përjashtohet asnjë mundësi për vendosjen e rendit dhe ligjit atje”, ka thënë Kuçi për “Tribuna Shqiptare”.
I pyetur rreth koordinimit me faktorin ndërkombëtar për një aksion të tillë, Kuçi ka thënë se Qeveria e Kosovës do të koordinohet me faktorin ndërkombëtar për aspektet e sigurisë dhe vendosjen e rendit dhe ligjit në veri. “Ne bëjmë angazhime permanente për rend dhe ligj, por nuk lidhen me ndonjë aksion te veçantë”, ka thënë Kuçi.