Revista zvicerane mbron foton me romin nga Kosova
Revista zvicerane Weltwoche e ka mbrojtur përdorimin e një fotografie të një djali rom me një lodër-revole në dorë, për të ilustruar tregimin në të cilin pretendohet se bandat e romëve po vijnë në Zvicër për të kryer krime.
Kjo revistë me seli në Cyrih thotë se kritikat dhe paditë gjyqësore në Gjermani, Austri dhe Zvicër, janë të paarsyeshme.
Grupet rome dhe aktivistët kundër racizmit e kanë akuzuar revistën për nxitje të paragjykimeve raciale kundër romëve.
Pamja në faqen e parë të revistës ishte fotografuar në Kosovë në vitin 2008, nga një italian, që i kishte fokusuar fëmijët që luanin afër një grumbulli mbeturinash.
Këshilli Qendror Gjerman për grupet Sinti dhe ato rome thotë se e ka paraqitur një padi policore në Gjermani, ku gjithashtu shitet revista Weltwoche.