FMN-Eurozones ndihma direkte per bankat

FMN ka ftuar Eurozonën që të përfshijë ndihmat direkte për bankat në vështirësi se sa me qeveritë dhe i ka kërkuar BQE të ulë normat e interesit, duke thënë se është në lojë e ardhmja e euros. Mesazhi i fortë i Christine Lagarde të drejtuar ministrave të financave në Liksemburg shton presionin për të krijuar një qasje të unifikuar për zgjidhjen e problemeve të bankave në vështirësi likuiditeti sic është rasti i Spanjës. Lagarde ka përgatitur një plan që parashikon emetimin e borxhit të garantuar bashkërisht në Eurozonë, ashtu sikurse më shumë centralizim kontrolli ekonomik të centralizuar në të 17 vendet që përdorin monedhën euro.
Edhe njëherë drejtoresha e FMN ka këmbëngulur se ndihma prej 100 miliardë eurosh për sistemin bankar spanjoll të jepet menjëherë në mënyrë direkte dhe jo përmes shtetit.
“Sic e kemi theksuar gjithmonë kështu duhet që të thyejmë këtë rreth negativ mes bankave dhe sovranëve që vjen nga rikapitalizimi apo injektimi i fondeve direkt nga shteti drejt bankave. Preferenca jonë është që ky rikapitalizim i financimeve të bëhet pa një ndërmjetësues të qeverisë dhe direkt nga Fondi Europian I Stabilitetit Financiar dhe Mekanizmit Europian të Shpëtimit në bankat që kanë nevojë për rikapitalizim.”- theksoi Lagarde.
Në përpjekje për të rikthyer besimin në tregjet financiare kreu i Fondit Europian të Stabilitetit Financiar Claus Regling ka thënë se fondi është në gjendje të mbështesë Spanjën menjëherë pa ju dashur të kalojë nëpër tregje dhe se eksperienca e Greqisë u ka treguar atyre mënyrën se si të veprojnë.
“EFSF do të jetë në gjendje të mbështesë Spanjën shumë shpejt dhe me një sasi të madhe. Kemi mësuar nga eksperienca me Greqinë se si të rikapitalizojmë bankat pa shkuar drejt tregjeve për të mbledhur sasi të mëdha kapitali”.
FMN ka thënë se sektori bankar spanjoll i goditur prej katër vitesh shton mundësitë për një thellim të recesionit ku një punonjës në katër është i papunë dhe për këtë Spanja ka nevojë urgjente me 40 apo 80 miliardë euro për ti bërë ballë recesionit në periudhën 2012-2013.