Lavrov: Ukraina nuk ka asnjë histori pa Rusinë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov akuzon Ukrainën se po përpiqet të fshijë historinë e saj ruse. Në një postim në Twitter Lavrov shprehet se Ukraina nuk ka asnjë histori pa Rusinë.
“Ukraina është përpjekur të ndërtojë sovranitetin e saj duke fshirë historinë e saj. Por ajo nuk ka asnjë histori pa popullin rus“, shkruan Lavrov.
Rusia ka sulmuar me raketa kryeqytetin e Kiev të Ukrainës në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, duke goditur të paktën dy pallate.
Sakaq Udhëheqësit e G7-ës janë mbledhur këtë të diel në Alpet Bavareze në Gjermani për një samit ku temë kryesore e bisedimeve të tyre ka qenë lufta në Ukrainë si pasojë e pushtimit rus.
/rtsh.al/