Liderët europianë bien dakort për reforma

Udhëheqësit e Gjermanisë, Britanisë dhe Francës si edhe vendet e tjera europiane anëtare të grupit G20, kanë rënë dakort në lidhje me nevojën që ekziston për një rregullator më të madh për tregjet financiare globale, në mënyrë që të përballen me krizën globale aktuale ekonomike, e të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen. Nje burim i qeverisë gjermane i tha gazetarëve se udhëheqësit europianë kanë rënë dakort që asnjë treg financair, asnjë produkt financiar dhe asnjë aksioner financiar nuk duhet të lejohet të ekzistojë pa një rregullator dhe një mbikqyrje te hollësishme. Kopja përfundimtare e marrëveshjes fillimisht nuk do të bëhet publike derisa udhëheqësit e BE-së, që nuk janë në Berlin, t'a shohin fillimisht atë.