E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nafta, qytetarët ankohen për ndotjen e ambjentit

Shoferët e furgonëve interurban dhe ata të taksive të Tiranës, ankohen per çmimin dhe cilësinë e naftës . "Çmimi nuk është ulur realisht, edhe ne qoftëse është ulur me shifra minimale, është ulur cilësia e naftës" shprehen ata. Sipas këtyre shoferëve nafta shpesh herë përzihet dhe nuk është e cilësisë së lartë, dhe kjo situatë ndikon shumë keq, si në automjetet, ashtu edhe per ndotjen e ambientit. Edhe qytetarë të tjerë janë shumë të shqetësuar për ndotjen e ambientit. Sipas tyre, nafta e pa kontrolluar ose ajo e cilësisë së ulët, ndikon ndjeshëm në ambientin por edhe në shëndetin e tyre

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›