E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liderët evropian: Për herë të parë një krizë si kjo

Berlin - Liderët Evropianë biseduan për krizën globale dhe metodat që duhen përdorur për zgjidhjen e saj. Në mbledhjen që u bë në kryeqytetin Berlin të Gjermanisë përpara samitit G-20 që do të mbahet në muajin prill, Kancelarja Gjermane Angela Merkel tha se bota ndodhet përballë një krize të një dimensioni që nuk është përjetuar për një kohë të gjatë. Ajo theksoi se "Besoj se një krizë e kësaj përmase mund të kapërcehet vetëm me bashkëpunim reciprok. Prej gabimeve të bëra në të kaluarën duhet marrë mësim dhe ne duhet që ta fuqizojmë sektorin bankar".

Kurse Kryeministri Gordon Broun duke tërhequr vëmendjen mbi dimensionet e krizës globale financiare, tha se Anglia për të përballuar krizën ka bërë ulje rekord në përqindjet e interesave.

Presidenti Francez Nikola Sarkozy në fjalimin e tij duke qëndruar mbi samitin që do të bëhet në Angli në muajin prill tha se "Të gjithë kërkojmë që ky samit të ketë sukses. Jemi koshient se ky është shansi ynë i fundit. Ne jemi në dijeni se nuk mund të dështojmë".

Kryeministri i Spanjës Luis Zapatero tha se të gjitha vendet janë ndikuar nga kriza dhe se ajo mund të kapërcehet vetëm me anë të bashkëpunimit të përbashkët.

Ndërsa Kryeministri Italian Silvio Berluskoni në fjalimin e tij tha se dalja nga kriza globale është e mundshme në rast të një bashkëpunimi aktiv me ekonomitë Kineze dhe Amerikane.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›