Festohet përvjetori i PD
Korçë-Në qytetin juglindor të Korçës është përkujtuar sot 18-vjetori i krijimit të Partisë Demokratike në këtë qytet. Ministri i Financave, njëkohësisht sekretari i Përgjithshëm i PD-së Ridvan Bode, i pranishëm para simpatizantëve dhe anëtarëve, u shpreh i vendosur se PD do të fitojë sërish zgjedhjet parlamentare të qershorit. "PD në këtë rreth ka shtuar radhët me anëtarë të rinj dhe ne në këtë 18 vjetor ndihemi krenarë pasi qeverisja e PD me aleatët e saj ka rikthyer besimin tek vlerat e demokracisë"-theksoi Bode.
Sipas Bodes, gjatë këtyre viteve që djathta ndodhet në pushtet, Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në të gjitha drejtimet.
Sipas Bodes, gjatë këtyre viteve që djathta ndodhet në pushtet, Shqipëria ka bërë përparime të dukshme në të gjitha drejtimet.