E Diel, 1 Nëntor 2026

Bie plepi, shpetojne mrekullish banoret

Elbasan - Moti i keq i shoqeruar me stuhi reshje shiu dhe debore, ka gjunjezuar edhe qarkun e Elbasanit. Era e forte ka shkulur qindra peme, ka zbuluar cati, ka rrezuar depozita uji, ka thyer shtyllat e tensionit dhe ka keputur tela elektrike. Ne lagjen NSHU ne afersi te qytetit te Elbasanit renia e dy plepave te medhenj ka thyer shtyllat e tensionit dhe ka keputur telat elektrike te lagjes. Druret gjigante jane perplasur ne catine e nje minimarketi, duke terrorizuar njerezit. Disa automjete qe po leviznin ne ate cast ne kete aks rrugor kane shpetuar per mrekulli. Brenda ne dyqan u bllokua Feride Beqo e cila eshte ndihmuar nga i shoqi dhe fqinjet e tjere. "Ndodhesha ne dyqan kur po frynte era e forte. Stuhia shkuli te dy plepat qe u perplasen me force mbi catine e dyqanit. Perplasja ishte aq e madhe sa u demtuar edhe betoni. Mendova se me ra catia mbi koke. Tentova te dal por isha e bllokuar ne dyqan. Kerkova ndihme. Bashkeshorti bashke me femijet dhe fqinjet e tjere me nxoren nga dyqani. Plepi bllokoi rrugen. Ai kishte thyer shtyllat e tensionit dhe kishte keputur telat. Zoti me shpetoi". Bashkeshorti i Feridese, Irjat Beqo tregon se perplasja e plepit ishte shkaterruese. "Ishte fat qe ne ate kohe aty nuk po qarkullonin automjete dhe njerez. Sepse plepi do te kishte shkaktuar tragjedi. Por edhe telat e tensionit ishin neper kembe. Kemi njoftuar disa here per rrezikun e plepave por askush nuk na degjoi". F. Salliu


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›