E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reshjet e shiut permbysin rruget dhe demtojne te mbjellat

BERAT - Fundjava ka nisur e ftohte me reshje shiu e bore ne gjithe qarkun e Beratit duke shenuar keshtu nisjen e nje stine te hershme, dimri. Gjithe nata e djeshme, por dhe dje eshte shoqeruar me reshje te medha shiu, nderkohe qe bora ka mbuluar malet. E shtuna ka gjetur te zbardhur krejtesisht malin Tomorr, Shpigar e rrethinat e tyre. Por, ndersa malet i ka mbuluar bora, qytetet jane perfshire nga reshjet e shiut. Thuajse te gjitha rruget kryesore te qytetit te Beratit jane perfshire nga uji per ore te tera, pasi kanalizimet nuk kane percjelle dot sasine e madhe te prurjeve. Per minuta te tera qytetaret nuk kane mundur te kalojne dot nga nje ane rruge ne tjetren, ne lagjet "30 Vjetori", "Clirim", "22 Tetori", etj. Por, reshjet e shiut qe jane shoqeruar dhe me ere te madhe, e cila ka ngjasuar me nje furtune te vertete ka shkulur disa peme ne ane te rruges. Pemet e vogla dekorative te mbjella ne ane te rruges jane shkulur nga era e fuqishme, duke perfunduar ne toke.

E. Azizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›