E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hazard, në Chelsea për të fituar

Transferi më i ri i Chelseas, Eden Hazard thotë se e zgjodhi ekipin anglez për të fituar sa më shumë trofe që të jetë e mundur.

21 vjeçari ndihet i lumtur që iu bashkua kampionit evropian, ndërsa nuk la pa përmendur objektivat që ka.

“Është një ëndërr që u bë realitet. Mezi pres të fillojë sezoni, kështu që mund të takohem me shokët e rinj, adhuruesit dhe të gjithë njerëzit që janë të përfshirë në klub. Dëshiroj të luaj sa më shumë ndeshje që të jetë e mundur, të shënoj sa më shuam gola dhe ta fitoj një vend në zemrën e tifozëve. Kam ardhur këtu të fitoj shumë trofe”, tha futbollisti belg.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›