Lideri i Koresë Veriore kërcënon Perëndimin

Lideri i Koresë Veriore Kim Jong Un ka kërcënuar se do të kundërpërgjigjet nëse dikush sulmon vendin e tij.
“Nëse armiqtë hedhin një predhë të vetme në territorin tonë të pacënueshëm dhe në ujërat territoriale, armata duhet të përgjigjet me sulme të shpejta vdekjeprurëse. E tërë armata duhet të bëhet një dhe të udhëheqë betejën në arritjen e kauzës sonë të madhe për ribashkim kombëtar. E kam lëshuar këtë urdhër për tërë armatën, e kam shqyrtuar planin operacional për zbatim dhe në fund e kam nënshkruar”, ka thënë Kim në një fjalim në një ceremoni ushtarake, pjesë të të cilit ka transmetuar sot televizioni shtetëror veri-korean.
Ai ka thënë se durimi i Koresë Veriore ka kufijtë e vet dhe se provokimeve do t`iu përgjigjen me të njëjtën monedhë.
Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimi në përgjithësi shprehin shqetësimin për mbrotjen raketore të Koresë Veriore, ndërsa Koreja e Jugut ka shënuar herë pas herë incidente me fqinjin verior.