E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipro, kërkohet aeroplani i zhdukur me ar

Një ekip investiguesish është në kërkim të një aeroplani me ar nga Lufta e Dytë Botërore në afërsi të bregut të Qipros.

Ekspertët, që marrin pjesë në misione të ndryshme investigimi në hapësirën bregdetare afër Qipros, konfirmojnë se pasuria ndodhet në afërsi të ishullit.

Qiproja kohën e fundit u bë një destinacion shumë interesant për veprimtaritë e ndryshme kërkimore të organizatave, që kërkojnë pasuri, pasi para pak kohësh nga SHBA-ja u përhap informacioni se gjatë Luftës së Dytë Botërore një aeroplan, i cili ka pasur ar, u rrëzua në det në afërsi të ishullit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›