Rusia do të ndërtojë qendrën e re të gjithësisë

Moskë, 29 gusht - Kryeministri rus, Vladimir Putin, deklaroi se që nga viti 2018 Rusia do të lansojë misionet e veta në gjithësi nga qendra e re, në pjesën lindore të Rusisë. Putin mori pjesë në fillim e ndërtimit të qendrës së re të gjithësisë afër Uglegorski, rreth 5.800 kilometra në lindje të Moskës, drejt Kinës. Rusia zakonisht përdor qendrën e ndërtuar gjatë kohës së Bashkimit Sovjetik në Bajkonur, transmetojnë agjencitë.
Marrëveshja për shfrytëzimin e Bajkonurit vlen deri në vitin 2050, ndërsa në bazë të marrëveshjes nga viti 2004 Rusia pagoi 115 milionë dollarë Kazakistanit për përdorimin e saj. Putin tha se qendra e re e gjithsesi do t’i lansojë anijet kozmike me staf rus filluar nga viti 2018. Lansimet e para pa staf priten në vitin 2015. Tutje Putin tha se qendra e re paraqet ‘një prej projekteve më të mëdha dhe më ambicioze të Rusisë moderne, me ç’rast do t’i japë mijëra profesionistëve të rinj që ta padorin talentin e tyre”.