Presidenti, Wollfarth: Procesi të jetë dinjitoz
ELBASAN- Kreu i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Eugen Wollfarth gjatë një vizitë në Elbasan u shpreh se Presidenti i ri duhet të zgjidhet në bazë të parashikimeve të Kushtetutës.
Eshtë shumë e rëndësishme për vendin, por edhe për mbajtësin e ardhshëm të këtij posti, që të zhvillohet një proces dinjitoz. Tani është koha për të kërkuar kandidatë të mirë, ndërsa për sa i përket mënyrës se si do të mbahet votimi në Kuvend, mendoj se Kushtetuta flet qartë në lidhje me këtë çështje. Sigurisht shpresoj se do të zhvillohet një proces dinjitoz, sepse vendi dhe qytetarët e tij e meritojnë këtë- tha Wollfarth.
Në komentet e tij por reformën zgjedhore, kreu i OSBE-së mohoi të kishte një ngërç mes palëve.
Komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore është duke punuar, deri tani nuk shoh ndonjë shenjë ngërçi. Është shumë e rëndësishme që kjo detyrë e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore të realizohet në Kuvend dhe bashkëkryetarët e këtij komisioni deri tani po bëjnë një punë të shkëlqyer. Të gjithë anëtarët e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore janë duke kontribuuar në nivel ekspertësh dhe gjatë kësaj jave do të kemi një vizitë tjetër të ekspertëve të OSBE/ODIHR-it. Kështu që jam i bindur se do të ketë progres.- th ai.