E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fluks i madh në pikat kufitare, pushuesit po i kthehen punës

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 23:00

Java e fundit e gushtit, vijon të shënojë fluks të lartë kalimesh në pikat doganore të Shqipërisë për arsye se tashmë shumë prej pushuesve dhe emigrantëve, kthehen në vendet e tyre për të rifilluar punën në vendet ku jetojnë.

Megjithatë, fluks ka patur edhe në hyrje për në vendin tonë pasi janë të shumtë vizitorët që kanë zgjedhur fundin e gushtit dhe fillimin e shtatorit për të vizituar vendet turistike, por edhe për të pushuar duke u favorizuar nga temperaturat e larta.

Dogana e Morinit vazhdon të mbajë peshën kryesore të kalimeve të pushuesve nga Kosova në Shqipëri dhe anasjelltas.

Kështu, në 24 orët e fundit në Shqipëri, 27.413 persona nga 25.102 që ishin të shtunën e kaluar me 7020 mjete nga 6113 që ishin javën e kaluar.

Ndërkohë nga kjo pikë kufitare, kanë dalë 20270 persona nga 19.680 që ishin të shtunën e kaluar, me 5008 mjete nga 3430.

Mbrëmjen e kaluar janë nisur nga porti i Durrësit 11 tragete me 11 mijë 700 pasagjerë dhe 3250 mjete.

Policia kufitare si dhe dogana e Durrësit ka punuar me kapacitete të plota me 42 sportele për të përballuar fluksin shumë të lartë të udhëtarëve.

Ndërsa te dielën pritet të largohen 8200 udhëtarë me 10 tragete si dhe 2500 automjete 20 mijë udhëtarë.

Edhe në portin e Vlorës, fluksi i lartë është shënuar në dalje.

Në 24 orë, përmes këtij porti kanë udhëtuar në drejtim të Brindisit me tre tragetet që operojnë në port 2635 pasagjerë me 473 automjete, ndërsa kanë hyrë në portin e Vlorës vetëm 193 udhëtarë dhe 44 automjete.

Emigrantët kanë vijuar të kthehen edhe drejt Greqisë, ku në pikën kufitare të Kapshticës, ka fluks në dalje por jo radhë të gjata, pasi pala shqiptare punon me 8 sportele ndërsa ajo greke me 3.

Në 24 orët e fundit, kanë dale 5200 persona dhe kanë hyrë 300 persona.

Nëpërmjet Kakavijës kanë dalë 7200 shtetas dhe 1700 automjete si dhe kanë hyrë 3100 shtetas dhe 850 mjete.

Pala shqiptare punon me 6 sportele në hyrje dhe 6 në dalje, kurse pala greke me 4 në dalje dhe 3 në hyrje. /abcnews/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›