E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani amniston 100 të burgosur

Nga Express më 28 gusht 2011 në ora 22:30

Lideri suprem i Iranit, Ali Khamnei, ka urdhëruar lirimin e 100 të burgosurve.

Në mesin e të liruarve mësohet se janë disa persona që u arrestuan gjatë trazirave paszgjedhore, në qershor të 2009-ës.

Prokurori i Përgjithshëm në Teheran, Abas Xhafari, është cituar nga agjencia e lajmeve “Fars” të ketë thënë se të arrestuarit janë falur "pasi ata janë penduar".

Ky veprim erdhi pak ditë para fundit të Muajit të Shenjtë të Ramazanit dhe pak kohë para nisjes së përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen në muajin mars.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›