E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanjolli Rodrigez fitoi kryesimin e Rrethit iklistik te Spanjes

Ishte një ditë krejtësisht spanjolle, siç e dëshironin të gjithë tifozët iberikë të çiklizmit. Një sportist i “furive të kuqe” fitoi etapën e 7-të të Vueltës së Spanjës, duke festuar jo vetëm këtë sukses të pjesshëm, por edhe duke tronditur kreun e renditjes së Rrethit Çiklistik spanjoll.

Rodrigez ishte heroi i 177 kilometrave nga Talavera de la Reina në San Lorenso de el Eskoral, një garë e vështirë malore, ku sulmet vendimtare u bënë në maloren e fundit dhe ku gara u bë e ashpër në një rrugë të ngushtë.

Spanjolli i skuadrës Katusha u shkëput në 500 metrat e fundit duke lënë prapa italianin Mikele Skarponi. Rodrigez fitoi 20 sekonda bonus për shkak të fitores së etapës dhe tani ka 32 sekonda epërsi ndaj spanjollit tjetër, Dani Moreno, një tjetër çiklist i dalluar në Vultën e këtij viti.
Ish-kryesuesi i garës, francezi Silven Shavanel ka zbritur në vendin e 8-të të renditjes së përgjithshme me 1 minutë vonesë në krahasim me liderin Rodrigez.

Gjithsesi, pritet të ndryshojë diçka me kronometrin prej 49 kilometrash të gjatë në Salamanka dhe Rodrigez ka frikë se kjo garë mund ta ndëshkojë. Rrethi Çiklistik i Spanjës mbetet i mbushur plot me emocione.

 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›