E Diel, 1 Nëntor 2026

ZMK, reagim për studentët e Vlorës

Kreu i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve Altin Goxhaj, i ka kërkuar ministrit të Arsimit shkarkimin e Rektorit të Universitetit të Vlorës. Deklarata erdhi pas hyrjes në ditën e 5-të të grevës së studentëve të Universitetit “Ismail Qemali” të cilët ende nuk kanë marrë një zgjidhje për diplomat e tyre.
Ndërkohë studentët në grevë vijojnë të jenë këmbëngulës në kërkesat e tyre. Ata theksojnë se nuk dalin nga greva, pavarësisht përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të tyre, pa marrë diplomat. Nga ana tjetër, studentët me mesatare nën 6-të, që presin të regjistrohen ende s’kanë marrë asnjë përgjigje pozitive. Ndërsa kanë konfirmuar se do t’i bashkohen grevës së studentëve të juridikut në rast se nuk marrin një përgjigje nga Rektorati.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›