E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia para zgjedhjeve, pasiguri mes votuesve

Të dielën, votuesit në ekonominë më të dobët të Eurozonës, Greqinë fqinje, do të kenë mundësinë të vendosin se cila parti është më e aftë për t’i nxjerrë nga kriza. Beteja mes dy forcave politike që ofrojnë kurën ndaj krizës është ashpërsuar. Socialistët që janë më të favorizuar për të ardhur në pushtet, mbrojnë idenë e taksave të larta për të pasurit për të ndihmuar të varfërit. Ata parashikojnë injektimin e 3 miliardë eurove një paketë që mund të ndihmojë rritjen ekonomike. Në ndryshim nga kjo qeveria konservatore e zotit Karamanlis paralajmëron kujdes duke arguementuar se një ngrirje e shpenzimeve, pagave dhe vendeve të punës është zgjidhja e duhur. Të enjten kreu i Partisë Socialiste Jorgo Papandreu iu drejtuar grekëve në tubimin e fundit parazgjedhor të mbajtur në Athinë, duke premtuar se do t’i çojë grekët drejt një jete dhe vendi më të mirë.
Sondazhet tregojnë se Pasok është 6 pikë para Demokracisë së Re. Megjithatë analistët parashikojnë se socialistët nuk mund të fitojnë shumicën absolute në parlament çka do të çonte në përsëritjen e zgjedhjeve një muaj më pas, e si rrjedhojë do e fuste vendin fqinj në një pasiguri të thellë politike dhe ekonomike.
Edhe vetë qytetarët janë skeptikë se një qeveri socialiste do të mund t’i nxirrte nga kriza.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›