E Diel, 1 Nëntor 2026

Lidh fëmijën dhe i mbyll gojën me leukoplast, nën hetim babai

CIKAGO - Imazhi i vajzës së vogël rreth 3-4 vjec, më duar e këmbë të lidhura dhe gojë të mbyllur me leukoplast ka tronditur jo vetëm policinë, por miliona njerëz që kanë parë imazhin në internet. 

Një baba i ri në moshë është i dyshuari kryesor për foton shokuese të vajzës së tij të postuar në Facebook, në profilin social të tij.

Andre Curry, 21 vjec nga Cikago degjeneroi imazhin e tij pasi postoi në Facebook foton me nënshkrimin “Ja cfarë ndodh kur vajza ime më godet pas shpine”. 

Fotoja u postua në Korrik, por javën e kaluar website si TheDirty.com dhe The Smoking Gun publikuan foton.

Imazhi i vajzës me kembe dhe duar të lidhur me leukoplast, po i njëjti ngjitës, një pjesë e madhe rreth gojës shokoi policinë.

Je’Vanna Cobbins, një mikeshë e babait, 21-vjecar u shpreh për ‘The Smoking Gun’ se babai thjesht po luante, dhe se nuk është një njeri që mund të lëndonte rëndë dikë. 

"Ai thjesht po luante me fëmijën e tij. Njerëzit luajnë me fëmijët në mënyra të ndryshme”.

Por, departamenti i policisë së Cikagos shprehet se janë në dijeni të fotos dhe se kanë nisur hetimet rreth cështjes. “Është një cështje të cilën po e hetojmë”, u shpreh nje polic per Dailymail.

Vetë 21-vjecari nuk e ka komentuar cështjen. Ai hoqi foton nga Facebook, por tepër vonë, pasi fotoja ishte kopjuar dhe shpërndarë në faqe te tjera forumi ku shumë persona e kanë sharë dhe madje kërcënuar të riun. Komentuesit e kanë cilësuar si një abuzues fëmijësh.

(danielabonollari/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›