E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i çamëve, PDIU përshëndet vendimin e Helsinkit

TIRANË- Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet përshëndeti sot reagimin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, që e rradhiti çështjen e kthimit të shqiptarëve të Çamërisë në kufirin grek si një ndër problemet kryesore të të drejtave të njeriut për vitin 2011.

“PDIU vlerëson thirrjen e Komitetit Shqiptar të Helsinkit për një zgjidhje të këtij problemi nga ana e shtetit shqiptar. Institucionet shtetërore shqiptare kanë detyrim dhe përgjegjësi kushtetuese për respektimin e dinjitetit dhe të drejtave të shtetasve të tij. PDIU është e bindur se denoncimet tona të herëpashershme zyrtare dhe publike, si edhe kontaktet tona të drejtpërdrejta me autoritetet shqiptare dhe evropiane kanë dhënë efektet e tyre të para, nëpërmjet demarsheve përkatëse pranë qeverisë greke”,- u shpreh sekretari për Marrëdhëniet me Publikun i PDIU, Ardit Bido.

PDIU thekson se ky abuzim i pastër me të drejtat e shqiptarëve të Çamërisë duhet të marrë një fund në rrugë institucionale, ndaj i bën thirrje shqiptar që të intensifikojë punën për të ndaluar këto lloj abuzimesh.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›