E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha Rama vazhdon te perdore Fierin per te bllokuar 3 ligjet dhe statusin

Në përgatitje të një takimi të mundshëm midis forcave politike, për të cilin zoti Rama, sipas një deklarate të tij të shpërndarë në media, pas ftesës së bërë nga Kryeministri, kishte rënë dakord dhe propozonte orën dhe vendin e këtij takimi, për të diskutuar për problemet e integrimit dhe nuk i referohej në asnjë rresht të saj çështjes së Fierit, pati një komunikim mes dy kryetarëve të grupeve parlamentare. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, zoti Gramoz Ruçi i tha mes te tjerash kryetarit të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, zotit Astrit Patozi se në axhendën e këtij takimi nuk mund të mos përfshihej edhe diskutimi i çështjes së Fierit.

Kryeministri Berisha, në këto rrethana, shpreh shpresën dhe vendosmërinë e tij për diskutime në çdo nivel me Partinë Socialiste, për tre ligjet që presin votimin në Parlament, propozimet dhe amendimet e tjera.

Këto ligje dhe votimi i tyre nuk kanë asnjë lidhje me një çështje lokale, e cila përdoret si pretekst prej 3 muajsh nga kryetari i PS për bllokimin e votimit të tyre.

Mesa duket me qëllimin e vetëm për të mos lejuar grupin e tij parlamentar për të votuar këto ligje, sipas kërkesës së Komisionit Europian në mënyrë që Shqipëria të marrë mbështetje për statusin e vendit kandidat në BE.

Zoti Rama vazhdon të përdorë Fierin për të bllokuar votimin e tre ligjeve dhe statusin e vendit kandidat.

Kryeministri Berisha në mënyrën më të përsëritur ka bërë të qartë qëndrimin e tij parimor se në asnjë rrethanë ai nuk do mund të pranojë diskutimin e vendimeve të Gjykatave në tryeza politike.

Ai ka qenë dhe mbetet i gatshëm për zbatimin e propozimit të tij të mocionit në Këshillat e Komunave e Bashkive për këshilltarët e Qarkut të Fierit si zgjidhja e vetme politike dhe ligjore e mundshme pa ndërhyrje në vendimet e Gjykatave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›