Sanino Miratimi i tre ligjeve hap driten jeshile per statusin
Kur është në limite afati kohor për votimin e 3 kushteve të kërkuara nga Brukseli për marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë, një tjetër apel për politikën shqiptare vjen nga ndërkombëtarët. Është pikërisht drejtori për Zgjerimin ne KE Stefano Saninno, i cili gjatë takimit me shefin e diplomacisë shqiptare Edmond Panariti në Bruksel ka theksuar se miratimi i tre ligjeve hap dritën jeshile për statusin dhe për këtë ka nënvizuar se duhen rezultate konkrete dhe të shpejta për zbatimin e rekomandimeve të mbetura.
Gjithashtu komisioneri ka shtuar se është bërë shumë progres deri tani që nuk duhet çuar dëm.
Në të njëjtën linjë është shprehur edhe Ministri i Jashtëm Panariti, i cili u ka bërë apel forcave politike për të treguar përgjegjshmeri për marrjen e statusit, pasi sipas tij do të qetësonte klimën politike në vend.
“Forcat politike duhet të kuptojnë rëndësinë e zgjidhjes së situatës. Shpresoj në një zgjidhje për të mirën e vendit” është shprehur Panariti.
Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti ndodhet në Bruksel ku do të marrë pjesë në takimin ministerial mbi nismën Adriatiko-Joniane.