Sequi Votimi i tre ligjeve vendimtar per statusin
Votimi i tre ligjeve të kërkuara nga KE është vendimtar për marrjen e statusit, pasi në të kundërt përgjigjia për Shqipërinë do jetë negative. Kjo ishte deklarata më e fundit e ardhur nga Bashkimi Evropian. Ishte ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi i cili lëshoi një mesazh të tillë për klasën politike shqiptare përpara nisjes së forumit “100- vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë: Nga evolucioni infrastrukturor në revolucionin dixhital”.
“Këshilli do diskutojë situatën për Shqipërinë. Është e qartë nëse këto masa do aplikohen, Shqipëria ka shansin për të marrë statusin e kandidatit. Nëse masat e rekomanduara nuk do të kalojnë, sigurisht që shanset nuk do jenë”, vuri në dukje Sequi.